Struga, Ohri, Çairi dhe Tetova të zhytura në borxhe

Tetova, Ohri, Struga, Çairi, Karposhi dhe mbi 20 komuna të tjera kanë borxhe të mëdha. Nga gjithsej 80 komuna, 22 prej tyre kanë borxhe më shumë se 1 milion euro. Komuna e Ohrit ka borxh prej 11 milionë euro dhe kjo është 78% nga buxheti i përgjithshëm i komunës për vitin 2016. Tetova është komuna e dytë me më shumë borxhe. Ajo ka 8.11 milionë euro borxh. 7 milionë euro borxh ka komuna e Karposhit, ndërsa pas saj është komuna e Strugës. Qeveria me ligj për paraqitje dhe evidentim të detyrimeve do të përpiqet të bëjë presion ndaj komunave vetë ta ulin borxhin.

Një nga gjërat kryesore është të publikohen detyrimet që opinioni të dijë dhe kjo do të shkaktojë presion te të gjitha elementet, përfshirë edhe tek personat që udhëheqin me komunat që të mos krijojnë borxhe të reja, por t’i pastrojnë ato sepse opinioni do t’u bëjë presion dhe do të kontrollojë deri ku janë punët me detyrimet – deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski. StrugaLajm

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, vetëm Vallandova, Gjorçe Petrovi dhe Debarca janë komuna që nuk kanë borxhe dhe detyrime të pashlyera. Tevdovski nuk u përgjigj nëse dhe sa borxh do të marrë Qeveria për shlyerjen e borxheve të komunave. Por, ai konfirmoi se kërkohen edhe mekanizma tjerë si t’u ndihmohet komunave për t’i kthyer borxhet. Për këtë qëllim, sipas ministrit janë rritur edhe bllok-dotacionet për çerdhet dhe shkollat. Gjithashtu do të përforcohen kapacitetet e këshillave komunal.StrugaLajm

Sipas Ministrisë së Financave, 20 komunat me më shumë borxhe kanë borxh rreth 60 milionë euro, që është 70% e borxhit të përgjithshëm të komunave që është rreth 82 milionë euro. Menaxhimin e keq me komunat e konfirmoi edhe revizioni. Ata vërtetuan se në vitin 2016 madje 14 komuna kanë pasur llogari të bllokuara, ndërsa vitin e kaluar llogaritë u janë bllokuar 17 komunave për më shumë se 6 muaj.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...