Struga po boshatiset nga shqiptarët /Niko Nestori më shumë nxënës në gjuhën maqedonase se atë shqipe!

Fenomeni masiv i zvogëlimit të nxënësve në shkollat fillore në Komunën e Strugës ,tashmë po zgjerohet edhe në shkollat e mesme të qytetit ku nga viti në vit shihet një tendencë në rënie progresive e numrit të nxënësve që regjistrohen në vitin e parë mësimor.Kjo dukuri është prezente në të dy shkollat e mesme të Strugës.Ndërkohë një të dhënë interesante ka mësuar Strugalajm.com për shkollën e mesme profesionale ”Niko Nestor”ku pas shumë viteve që më të shumtë ishin nxënësit që mësonin në gjuhën shqipe krahasuar me ata që mësonin në gjuhën maqedonas tashmë kemi përmbysje në raport të nxënësve që mësojnë në gjuhën shqipe.Sipas të dhënave që ka siguruar Strugalajm.com në vitin shkollor 2019/2020 në këtë institucion arsimor mësojnë në të gjitha drejtimet profesionale 1337 nxënës nga të cilët në gjuhën maqedonase 688 ndërsa në gjuhën shqipe 649.


Vetëm për tre vjet numri i nxënësve shqiptar në këtë shkollë është reduktuar për 200 nxënës, ndërsa numri i nxënësve në gjuhën maqedonase nuk ka lëvizur shumë.Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së fundit si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore.Ndërkohë, në opinionin e këtushëm ka edhe teza që në pamjet të parë duken futuriste se prishja e ekulibrave etnik në Strugë tashmë bëhet në mënyrë më të sofistikuar sipas një plani të menduar mirë i cili po zbatohet në teren edhe me ndihmën e vet shqiptarëve.Në komunën e Strugës funksionojn njëmbëdhjet shkolla fillore qëndrore dhe njëzet e gjashtë periferike të shpërndara në pesëdhjet e një vendbanime si dhe dy shkolla të mesme në qytet, por rënia e numrit të nxënsëve me këto ritme mund të ndikojë që në të ardhmen shumë prej tyre rrezikojnë drynin dhe për pasoj shumë punëtorëve të arsimit do tu rrezikohet vendi i punës.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...