Struga po e humb identitetin!

Shkatërrimi dhe humbja e identitetit të shumë shtëpive dhe lagjeve karaktreistike në qytetin e Strugës po shihet me shqetësim nga një pjesë e qytetarëve që janë të interesuar për vazhdimësinë ruajtjen e kësaj trashigimie.Për ta kjo që po ndodh me qytetin e Strugës ku lagje të tëra apo objekte të caktuara që kanë patur një vlerë kulturore nga pikëpamja urbanistike po u lënë vendin objekteve të reja do i sjelli një dëmë të pakthyeshëm qytetit si nga pikëpamja kulturure ashtu edhe nga pikëpamje turistike.Ndërkohë edhe Shoqatat për mbrojtjen e ambientit në Strugë si ‘’En Hallon’’ dhe ‘’Eko-Vel’’ në shumë raste kanë përsëritur qëndrimin se dita ditës në qytetitn e tyre po ngushtohem hapësirat e gjelbëra dhe po merr hapësirë ndërtimi .Sipas tyre kjo tendence ka marrë një hov të madh gjatë këtyre viteve të fundit dhe po lulëzon dita ditës dhe po prek të gjithë hapësirat e gjelbëra në komunë dhe nuk di të ndalur. Të gjitha këto akte të drejtuara kundër natyrës po bëhen edhe me miratimin e heshtur të institucioneve vendore dhe qëndrore të cilat me veprimet e tyre jo që nuk po e ndalojnë, por po e stimulojn këtë dukuri akuzojn ekologjistët strugan.Ata porosisin që tokën duhet lënë gjeneratave të ardhshme ashtu sic e pranuam nga paraardhësit tanë.Toka është nëna e jetës japin mesazhin ekologjistët strugan.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...