Struga po zbrazet nga rinia,”martesat me letra” akoma atraktive!

Emigrimi drejt vendeve perëndimore nuk po ndalet por po rezulton akoma trendi për të rinjtë në Strugë dhe mbetet i lakmueshëm në masë të madhe. Gjendja nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara, kur lëvizja drejt vendeve europiane ishte e kufizuar. Rruga më e shkurtër e ndjekur nga rinia strugane për t’u akomoduar përfundimisht në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e tjera të kontinentit, është kurorëzimi me partnerë të cilët jetojnë në ato vende dhe që e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm atje. Ky konstatim është lehtë i verifikueshëm, sepse konfirmohet nga të gjitha zyrat e ofiçarisë ku në mënyrë të dokumentuar vërtetohet se interesi për “martesat me letra”, siç i quajnë në Strugë nuk është reduktuar, por ka mbetur në nivelet e mëparshme aty diku te rreth 60/70 përqind e të sapomartuarëve pasi lidhin kuror do të jetojnë jashta Maqedonisë.P.A është 23 vjecari nga Struga i cili për disa vjet ishte i angazhuar në sektorin e hotelerisë punë të cilën e kishte konsideruar gjithmon si të përkohshme deri në momentin që do gjente njeriun e zemrës në mënyrë që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në jashta Maqedonisë.Ai për Strugalajm.com tregon se ka qënë i përcaktuar të largohet nga vendi sepse sic thotë ky vend nuk ofron siguri financiare por edhe konditata të tjera për krijimin dhe ndërtimin e një familje të re,ai tashmë zgjedhjen e tij e ka bërë dhe shumë shpejtë do të largohet nga Struga drejt Gjermanisë me të përzgjedhurën e tij.Ai tregon se në pjesën më të madhe moshatarët e tij përcaktohen për këtë zgjidhje duke sjellur shembullin se nga shoqet dhe shokët nga shkolla fillore pothuajse të gjithë tashmë sipas tij janë martuar dhe kanë zgjedhur të jetojnë jashta Maqedonisë.Përvec këtij të riu edhe shumë moshatar të tij në Strugë që janë të angazhuar në sektorin e hotelerisë janë në pritje të fatit në mënyrë që herët a vonë të largohen nga Struga.Një pjesë e biznesit të hotelerisë në Strugë mungesën e gadishmërisë së të rinjve strugan për të punuar në sektorin e hotelerisë gradualishtë po e zëvendësojnë me të rinj nga zonat e afërta matan kufirit.Tashmë në një pjesë të lokaleve të Strugës ata që shërbejnë janë të rinj nga Shqipëria sidomos nga zonat e afërta kufitare ,një pjesë e tyre studentë në Strugë që bëjnë kamarierin në baret dhe restorantet e Strugës.Ndërkohë në disa raste nga biznesi i hotelerisë është ngritur shqetësimi se mungon gadishmëria e të rinjve vendas që të punojnë në sektorin e hotelerisë .Ajrush Miftari një nga biznismenët e hershëm të Strugës në fushën e hotelerisë në një prononcim të mëhershëm për Strugan.com ,konfirmoi këtë tendencë duke thënë se të rinjt e Strugës në pjesën më të madhe prespektivën nuk e shohin në vendlindje dhe nuk përcaktohen që të punojnë këtu gjë që sipas tij ka sjellur edhe këtë situatë në sektorin e hotelerisë .Gjetja e një vendi të sigurtë pune është një sfidë që e kalon cdo individ në shoqëri pa marr parsysh pregaditjen profesionale apo kualifikimin arsimor.Në Strugë prej kohësh nën zë nga pundhënësit pranohet dhe diskutohet fakti që të rinjtë shqiptar shumë vështirë pranojnë të punësohen në kompanitë e këtushme sidomos në sektorin e prodhimtarisë,ndërtimit apo edhe hotelerisë duke zgjidhur më mirë të rrinë të papunë dhe të presin momentin kur do tu ndricoj fati për një mundësi të ‘’artë’’ drejtë perëndimit. Ky fakt ka krijuar vështitërësi te disa kompani dhe ka detyruar një pjesë të këtyre bizneseve me pronar shqiptar për të punësuar punëtorë nga Ohri dhe qytetar të Strugës të nacionalitetit maqedonas si dhe puntorë sezonal nga Shqipëria .(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...