Struga-Trim Lum prezanton Altiparmakovskin

Skuadra e Struga Trim Lum ka prezantuar përforcimin e saj të radhës. Bëhet fjalë për Marjan Altiparmakovski, si lider I ri në sulmin e skuadrës strugane. Futbollisti 28 vjeçar vjen në radhët e skuadrës strugane nga skuadra bullgare “Pirin”, ndërsa më parë , në karrierën e tij ka veshura fanellën e skuadrës së Pelisterit dhe Rabotniçkit në Maqedoni, si dhe Ksanti, Paniliakos, Inter Zapreshiq, Suduva, Sarajevë dhe Laçi. Altiparmakovski, në ekipin e Struga Trim Lum, do të duhet të zëvëndësojë Kirovski, që u largua pas një sezoni. Më parë, te kjo skuadër janë konfirmuar ardhjet e Mecinoviqit, Ramadanit, Mireseloski dhe Risteskit.

In : Aktuale

Loading...
loading...