Vjen lajmi i shumëpritur nga “Arena Kombëtare”, ja kur do jetë gati për ndeshjen e parë

Tashmë ka një datë fikse. Stadiumi “Arena Kombëtare”, pritet të inaugurohet në datën 11 qershor, në takimin që Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

arena-kombetare-1

Siç mëson gazeta, FSHF i ka kërkuar organeve të UEFA-s, se në këtë datë, do të jetë gati e gjithë infrastruktura e stadiumit, që të presë një ndeshje ndërkombëtare, dhe në këtë rast është pikërisht ndeshja ndaj Moldavisë.

arena kombetare

Kështu, edhe pse njoftimi zyrtar ende nuk është zyrtar, duket se është gjetur edhe një marrëveshje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Financave për çështjen e rimbursimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar sa i përpket pjesës së investimit nga Federata në lidhje me stadiumin, një ngërç që kërcënonte të mbante peng përfundimin e punimeve në “Arena Kombëtare”.

Edhe në njoftimin e FSHF në faqen zyrtare, nuk cilësohet stadiumi i saktë, por shënohet vetëm “Sheshi Italia”, vend i cili përkon me sheshin jashtë stadiumit “Arena Kombëtare”.

51231742_2147048575360420_1605991617477476352_n
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...