4 këshilla që duhet të merrni parasysh, sa herë që blini bukë

Edhe pse duket si një gjë shumë e zakonshme dhe shumë e thjeshtë, të blesh bukë nuk është aq e lehtë, sidomos kur në një dyqan buke gjen varietete të shumta dhe zgjedhja e saj bëhet edhe më e vështirë.

Jo të gjitha bukët kanë përbërje të njëjtë dhe është e rëndësishme që njerëzit të jenë të informuar se cila prej tyre është më e shëndetshmja dhe më pas të bëjnë zgjedhjet e tyre lidhur me atë që kërkojnë.

Buka është një element i rëndësishëm për të furnizuar trupin me kalori. Ja disa nga veçaritë që duhet të ketë buka për të qenë sa më e shëndetshme.

1-Zgjidhni një bukë që është e plotë dhe e ngjeshur, pasi këto bukë përdorin grurin e plotë dhe jo shumë të përpunuar duke ofruar më shumë bra, proteina, vitamina dhe minerale për trupin tuaj. Mund të zgjidhni një bukë me fara elbi apo bukë me fara liri

2-Sigurohuni që të merrni një bukë 100 % grurë. Shumë bukë cilësohen si 100 % grurë, por në fakt përmbajnë vetëm 51 % grurë, dhe pjesa tjetër është përzierje konvecionale. Buka duhet zgjedhur sa më organike.

3-Shmangia e përbërësve të jashtëm do të thotë një bukë më e mirë. Mungesa e miellit articial apo ngjyruesve tregon se ajo është një bukë organike.

4-Fokusohuni tek brat. Fibrat janë vendimtare për një buke të mirë dhe për një jetë të shëndetshme. Fibrat ju ndihmojnë t’ju mbajnë të ngopur, zorrë të shëndetshme dhe përmirëson shëndetin./dritare.net

In : Aktuale

Loading...
loading...