Rrëfehet i riu që shkoi të punonte në Gjermani: Ishte tmerr,në një shtëpi banonim 50 veta!

Dhjetë mijëra njerëz nga Ballkani Perëndimor punojnë në të zezë në Gjermani , ashtu sic punojne pothuajse ne te gjitha vendet e zhvilluara te europes .

Në shumë raste kushtet e punës janë të vështira. Shpesh ata mbeten edhe pa para. Industria mashtruese e “ndërmjetësve” lulëzon. Oferta e punës që iu bë Dino Mehiçit tingëllonte shumë joshëse.

StrugaLajmStrugaLajm

Ai duhej të paguante vetëm 200 euro për dhomën nëpërmjet një transferte bankare, dhe duhej të shkonte në Gjermani me shpenzimet e veta.Atje, në fshatin Spiegelau të Bavarisë, e priste një vizë pune dhe një vend pune në sektorin e teknologjisë informative.

I riu nga Bosnja nuk u mendua dy herë dhe u nis për Bavari.Por realiteti ishte krejt ndryshe. Shtëpia ku do të banonte ai ishte një rrënojë, veç tij aty banonin edhe 50 punëtorë të tjerë nga Bosnja, Serbia dhe Kroacia.StrugaLajm

Shtrati i fjetjes në dhomën e mbushur cyt më cyt kushtonte jo më 200, por 500 euro. Vendi i punës nuk ekzistonte fare. Dino kishte frikë se do të përfundonte si punëtor ilegal në ndërtimtari.

Kur “ndërmjetësi” i kërkoi edhe pasaportën, ai vendosi të kthehej menjëherë në Bosnjë.

In : Aktuale

Loading...
loading...