ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE DHE ETJA PËR PUSHTET E PARTIVE SHQIPTARE

Abdulla Mehmeti

E kam thënë disa herë përmes analizave të mia gjatë dy viteve të fundit se në Maqedoni duhet të mbahen sa më parë zgjedhje të reja parlamantare të parakohshme, por jo pa ndyrshimin e kodit zgjedhor, modelit të zgjedhjeve, ligjeve sistemore që i rregullojnë këto çështje dhe pa plotësimin e kushteve të domosdoshme për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.

Pas aktualizimit të kësaj çështje ditëve të fundit dhe deklaratave të drejtuesve të partive shqiptare, vërehet qartë mungesa e vizionit të tyre, veprimet politike smbyllur dhe ambiciet e hapura vetëm për pjesëmarrjen në pushtet, jo edhe për ndryshimin e gjendjes së rëndë në vend, degradimin e proceseve demokratike dhe vlerave morale në shoqëri, përmirësimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, konsolidimin e shtetit ligjor, strategjinë dhe planet ekonomike e zhvillomore, si dhe sigurimin e jetës më të mirë për qytetarët e vendit.StrugaLajm

Në këto kushte dhe me me këto ligje të vjetra, jodemokratike dhe johumane, me të cilat nuk mund të mbahen zgjedhje të lira në Maqedoni, drejtuesit e partive shqiptare vetëm sa mund ta ndihmojnë strategjinë afatgjatë të qarqeve shoviniste brenda dhe jashtë Maqedonisë për dëmtimin e mëtejmë të interesave të popullit shqiptar në këtë shtet.StrugaLajm

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme me Lista të zgjedhësve të stërfryra me votues fiktivë (të paqenë, të rrejshëm) dhe të papastruara, me gjendjen e krijuar në shtet me shtetësitë fiktive dhe dhënien e dokumenteve personale që i ka dhënë pushteti i mëparshëm ditatorial i OBRM-PDUKM në bashkqeverisje edhe me disa nga partitë shqiptare, me çka është rritur në mënyrë artificiale numri i qytetarëve (banorëve, votuesve) për mbi 500 mijë persona të paqenë banorë të këtij shteti, mund të shkojë vetëm në favor të idesë që e ka bërë publike këto ditë funksionarja e lartë e partisë opozitare maqedonase, Karakamisheva, dhe jo vetëm ajo, për dhënien e mbi 2 milion e 400 mijë shtetësive të Republikës së Maqedonisë, nëdrkohë që gjendja reale është krejtësisht tjetër me numrin e përgjithshëm të banorëve, me këtë edhe me numrin e votuesve
real.

Maqedonia Veriore kështu siç është, shtet shumetnik dhe me popullsi të përzier, duhet patjetër të sjell dhe zbatojë model tjetër zgjedhor, me NJË NJËSI ZGJEDHORE, jo me 6-të sa i ka aktualisht, si dhe sistem të votimit me LISTA TË HAPURA, për sigurimin e të drejtës demokratike të votuesve për seleksionimin dhe zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, për rritjen e cilësisë, profesionalizmit të përfaqësuesve në pushtetin ligjdhënës.

(22 janar 2019)


Loading...
loading...