Bjeshkatarët simbol të promovimit të Strugës!!!



Klubi Alpin Bjeshkatar “Struga” nga dita në ditë po shndërrohet në simbol të Strugës dhe po bëhet promotori kryesor i turizmit në Strugë. Për çdo javë, dhjetëra anëtarë të këtij klubi ngjisin majat e maleve përreth Strugës dhe jo vetëm. Të rinj entuziastë, por edhe anëtarë më të moshuar të klubit, plotë energji dhe pozitivitet, po promovojnë bukuritë e natyrës strugane, më mirë se çdo institucion tjetër që e ka për detyrë këtë punë. Mbi 300 alpinistë nga gjithë trojet shqiptare si dhe nga Gjermania, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vizituar dhe kanë shijuar bukuritë natyrore të maleve të Strugës gjatë vitit 2018. Të gjithë këto kanë ardhur me ftesë dhe nën organizim të KAB Struga.

StrugaLajmStrugaLajm


Dhe gjithë këtë punë nga ky klub e bëjnë me mjete vetanake, me ndonjë ndihmë simbolike nga dashamirë të këtij sporti, por me asnjë denar prej institucioneve shtetërore.
Miliona denarë derdhen nga institucionet shtetërore për promovimin e turizmit dhe në shumë raste pa efekt. Komuna e Strugës, përveç se ka njësi dhe të punësuar në fushën e turizmit, në çdo vit parasheh edhe mjete buxhetore për promovimin e turizmit. Gjithashtu nga Buxheti i Komunës së Strugës, vit për viti financohen edhe shoqata të ndryshme për aktivitetet e tyre sportive, kulturore apo turistike. Nga KAB Struga thonë se dy vite radhazi kanë konkuruar në Komunën e Strugës për financim të Programit të tyre nga ana e Buxhetit të Komunës, por në të dyja rastet organet komunale nuk e kanë parë të arsyeshme të ndajnë mjete financiare për këtë klub. StrugaLajm


Megjithatë nga Komuna e Strugës kanë premtuar se për këtë vit do të financojnë aktivitetet e klubit dhe në javët e ardhshme do ta realizojnë këtë premtim.
Gjithsesi, financimi apo jo me mjete publike nuk ka shumë rëndësi për djemtë dhe vajzat e Klubit Alpin Bjeshkatar “Struga”, të cilët do të vazhdojnë për çdo javë të ngjisin majat dhe të promovojnë bukuritë e natyrës strugane. Ata kanë publikuar edhe orarin e aktiviteteve që do ti realizojnë gjatë këtij viti. 
Ky klub gjithashtu ka qënë pjesë edhe e disa reportazheve televizive të mediave të vendit dhe nga jashtë Maqedonisë së Veriut, ku me dinjitet kanë reklamuar kapacitetet turistike malore të Strugës. 
Klubi Alpin Bjeshkatar “Struga” në muajin Prill do të mbushë plotë 2 vite nga themelimi me mbi 60 ngjitje në majat kryesore malore të Strugës, në gjithë territorin e vendit si dhe në disa raste në malet e Republikës së Shqipërisë, Kosovës apo edhe Bullgarisë. /VOX Struga/

In : Aktuale

Loading...
loading...