Davor Shuker,vjen në Ohër e mirëpresin struganët!(FOTO)

  • Davor Shuker, kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë dhe anëtari i Komitetit të UEFA-së,ka zbarkuar në Ohër për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i cili do të mbahet sot, ku edhe do të zgjidhet kryetari i ri i institucionit më të lartë të futbollit vendor transmeton Strugalajm.com.

Shuker me aeroplan privat ka zbarkuar në aeroportin e Ohrit mëngjesin e sotëm dhe do të jetë mbikqyrës i kuvendit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë nga ana e UEFA-së. Ai në Aeroport është mirëpritur nga anëtari i FFM-së nga Strugalajm Përparim Beqiri.Kandidat për të marrë postin e presidentit të FFM-së, është Muhamed Sejdini.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...