Struganët dhe Tropojanët bashkohen në Peshkopi,për të ndihmuar katër vajzat jetime

Strugalajm sot asistoi në  një kasion humnaitar në  fshatin Dovolan-Maqellarë në Peshkopi të disa shqiptarëve   me banim nga Itali, Belgjikë ,Angli por edhe nga Maqedonia. Ata  pasi shikuan apelin për ndihmë që kishte shpërndar organizata  ‘’Fundjava Ndryshe’’, për gjendjen e vështir të katër fëmijëve të cilët humbën prindërit   Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 – 28 vjeç në një aksident trafiku, kontribuan mjete financiare si dhe një sasi ndihme në matriale ushqimore dhe sanitare.

Besmir Pjetërnikaj me origjinë nga Tropoja i cili jeton në Itali, potencon se pasi shikoi apelin, dhe mori informacionin e plotë për gjendjen e vështir të katër vajzave të mitura të cilët në një ditë kishin humbur të dy prindërit,  pasi foli edhe me shok dhe miq të tij që jetojnë në Itali,Belgjikë,Angli,Amerikë edhe Maqedoni vendosën të japin një kontribut financiar për katër vajzat jetime në lartësinë e 5 mijë eurove.Ndërkohë këtij aksioni iu bashkuan edhe disa qytetar të Strugës që donuan një sasi mjetesh financiare për vajzat jetime.’’Jam në fshatin Dovolan-Maqellarë në Peshkopi, për të përmbyllur një angazhim humanitar për katër fëmijët jetim, të cilët humbën prindërit para disa javëve në një aksident trafiku. Jam në vizitë te kjo familje te gjyshi i vajzave jetime  për të përjellur mbështetjen  dhe kontributin   edhe të shumë shokëve dhe miqëve nga Italia, Belgjika,Anglia,Zvicëra ,Amerika si dhe nga Maqedonia të cilët në këto momente të vështira për katër fëmijët jetimë, se ato nuk janë  dhe nuk do të jenë të vetëm ‘’theksoi ai.(Strugalajm.com)






In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...