‘Loro Boriçi’ do të jetë i tejmbushur, ja sa bileta janë shitur për Shqipëri-Turqi

E gjithë vëmendja futbollistike në vend do të përqendrohet në “Loro Boriçi” ku Shqipëria do të nisë rrugëtimin drejt “Euro 2020”.

Sfida ndaj Turqisë do të jetë hapëse për eliminatoret e kuqezinjve të drejtuar nga Panucci, të cilët do të gjejnë mbështetjen e tifozëve në një stadium që pritet të jetë plot.LEXO EDHE:StrugaLajmStrugaLajm

Kur na ndajnë edhe disa orë nga starti i ndeshjes, deri tani janë shitur rreth 11 mijë bileta në “Loro Boriçi” që ka një kapacitet rreth 16 mijë vendësh.StrugaLajm

Numri i biletave të shitura pritet të rritet akoma edhe më shumë dhe deri në mendje do të jetë një numër i vogël i vendeve që do të ngelin bosh.

Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në Grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...