Struga,nesër (e shtunë) e kujton atdhetarin Zijadin Qyra

Me një manifestim  përkujtimor në Strugë do të kujtohet figura e Zijadin Qyrës, ish i burgosur politik, përndryshe  një nga intelektualët që kundërshtoi hapur Jugosllavinë Titiste, duke dalur hapur në mbrojtje të kauzës shqiptare.Aktiviteti përkujtimor organizohet nga Shoqata e Historianëve Shqiptar, dega në Strugë, ditën e shtunë më ora14.00 në ambientet e Teatrit Poshka, ku pritet të marrin pjesë personalitetet të shumta nga jeta publike nga Struga dhe më gjerë.Tubimi përkujtimor mbahet me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Zijadin Qyrës (27.11.1932 – 5.10.2002)  i cili përvec veprimtarisë në shërbim të kombit është  autor i librit “Cell 31” (Qelia 31), në gjuhën angleze, botuar në Nju Jork më 1970 si dhe  “Ujqit në Frak” të botuar në Tetovë më 2001, me tematik autobiografike e ndërthurur kjo me vuajtjen dhe  gjendjen e shqiptarëve gjatë LDB-së dhe  Jugosllavinë e Titos.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...