Struganët e Amerikës do e festojn “Ditën e Verës”

Dita e verës do të festohet në Nju Xherzi
(Më 14 mars ora 17 e 30)

Në kuadër të Qendrës kulturore shqiptare në Riverdel të Nju Xherzit tanimë është bërë traditë që më 14 mars të festohet dita e verës. Zatën Qendra këtë mision e ka në statutin e saj.


Verëza siç e quajnë struganët këtë festë të lashtë, me emrin ledhatues verëza ka kuptimin e diçkaje të vogël, në këtë kohë zakonisht rriten ndjeshëm temperaturat dhe duket sikur ka ardhur një verë e vogël.
Në të kaluarën ardhja e ditës së verës ka qenë një gëzim i madh për bujkun shqiptar. Fillonin punët në bujqësi dhe në blegtori.
Ky është viti i tretë që festohet dita e verës në mënyrë masovike në Qendrën kulturore shqiptare, prandaj kryetari i saj Burim Zuta dhe kryesia kanë marrë masat e nevojshme. Kështu Qendra ka siguruar vezë të ziera për çdo njeri që do të marrë pjesë në këtë ditë të shënuar. Janë angazhuar femrat për përgatitjen e veroreve për të pranishmit. Jo vetëm kaq, ato do të sjellin edhe ndonjë ëmbëlsirë si dhe kuleçë e qahija tradicionale të përgatitura nga duart e vyera të nënave strugane.
Astrit Zhaku si gjithmonë është në ballë të organizimit.
Për historikun dhe zakonet e ditës së verës do të flasë specialisti i kësaj fushe dr. Bexhet Asani.
Festa e motmotit dita e verës te struganët nuk ka pasur asnjëherë shkëputje, ndërprerje, ajo është kremtuar që në mugëtirë të shekujve gjer në ditët tona.
Ejani të kremtojmë festën më të hareshme e më të gëzueshme të vitit ditën e verës!
Ruajtja e gjuhës dhe traditave duhet të jetë parësore për çdo mërgimtar..!
Këshilli organizativ:
Burim Zhuta
Astrit Zhaku
Alit Ibraimi
Bexhet Asani StrugaLajmStrugaLajm

Qendra kulturore shqiptaro-amerikaneStrugaLajm


In : Aktuale

Loading...
loading...