Struganët e Amerikës do të përkujtojnë Kongresin Historik të Manastirit

NË NEW JERSEY
PËRKUJTOHET KONGRESI I MANASTIRIT

L A J M Ë R I M
Lajmërohen të gjithë të interesuarit se në kuadër të vitit jubilar të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit Shoqata e Femrave Shqiptaro – Amerikane “Marigona” do të përkujtojë Kongresin Historik të Manastirit, enkas për këtë rast Shoqata “Marigona” ka ftuar studiuesin Strugan dr. Bexhet Asanin i cili ka më se tridhjet vjet që merret me Kongresin e Manastirit dhe familjen e famshme Qiriazi të këtij qyteti si kontribuese e jashtëzakonshme për mbajtjen e Kongresit të ABC-së. Prof. Bexhet Asani do të flasë për këtë ngjarje të rëndësishme të popullit tonë, i cili këtu e njëqind e dhjetë vjet më parë zuri vendin e merituar në mesin e popujve të botës së qytetëruar. Pas fjales së dr. Bexhet Asanit, të pranishmit do të lexojnë poezi që u kushtohen Kongresit të Manastirit dhe ditës së Flamurit, ditës së njëzetë e tetës. Më pas do të kalohet në pyetje e përgjigje për festat e Nëntorit. Në këtë takim do të marrë pjesë dhe Imam Arun Pollozhani i cili gjithmonë është i pranishëm në aktivitete kombëtare dhe fetare që mbahen në shtetin e Nju Xherzit (New Jersy) dhe më gjerë.
Takimi do të mbahet te Restoranti “Mezzaluna” në Allendale të Nju Xherzit të mërkurën më 21 nëntor ora 16-18 (4-6).
Për këtë ngjarje kaq të rëndësishme të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit kujdeset padyshim si gjithmonë sponsori kryesor Restoranti “Mezzaluna” me pronarët z. Abip Veseli dhe z. Adi Veseli të cilët kur janë në pyetje aktivitetet kulturore kombëtare shqiptare asnjëherë fjalën s’ e bëjnë dy.
Të ruash gjuhën, historinë, muzikën, veshjen, adetet dhe zakonet në dhe të huaj nuk është e lehtë, ju bëni të pamundurën që brezi i ri të ruajë të gjitha këto virtyte të pasura të popullit tonë dhe nuk lejoni që fëmijët të asimilohen, të treten si një pikë uji në oqean!
Me këtë rast ju jemi mirënjohës!
Takimi do të mbahet në përkujdesjen e prof. dr. Bexhet Asani dhe Shoqatës së Femrave Shqiptaro -Amerikane “Marigona” si dhe kryesisë së kësaj Shoqate.
StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...