Struganët e “Bashkimit” marrin në mbrojtje kalanë e Krujës (Video)

Një organizatë e përbërë nga shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ka premtuar se do të marrë në mbrojtje Kalanë e Krujës që me sa duket ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

Blerton Arsllani, kryetari i Lëvizjes Popullore Bashkimi, thotë par A2 që e ka ndjerë si detyrim për të mbrojtur kalanë. “E kemi për detyrë t’i qëndrojmë pranë njerëzve, por edhe historisë. Pas tërmetit morëm vesh që edhe kalaja e Krujës ka pësuar dëme. Tani presim konfirmim nga zyrtarët e shtetit për të sjellë mjete që do ta mbajnë në këmbë. Kjo ka një kosto, por falë donatorëve do t’ia dalim”, tha ai.StrugaLajm

Lëvizja Popullore Bashkimi gjithashtu ka hapur një mensë duke i ardhur në ndihmë me ushqime banorëve të mbetur pa çati mbi kokë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...