Reklamo ketu!

Struganët e “Drini”- t me 9 medalje nga Ulqini

Ditën e diel në qytetin e bukur të Ulqinit, u zhvillua Turneu i -XVI- Ndërkombëtar në Karate “ULQINI OPEN 2017”, të organizuar me shumë sukses nga K.K “Ulqini”.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 55 klube, nga Shqipëria, Kosova, Amerika, Zvicra, Maqedonia, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi, me mbi 700 sportistë. Në këtë aktivitet u paraqit edhe Klubi i Karatesë “DRINI” nga Struga, me 9 sportistë.
K.K “Drini” nga ky aktivitet u kthye me nënte medalje, nga të cilat: 4 – ari, 1-argjent dhe 4- të bronzta.
Me medalje të artë u stolisën:
Zana Xheladini, Loriana Ramo, Hamza Zylali dhe Fationa Aliu.
Me medalje te argjentë u stolis:
Elfatir Lloga dhe,
Me medalje të bronztë u stolisën:
Pasho Musafai, Gresa Mustafai, Ilira Xheladini dhe ekipi i meshkujve ne perberje prej: Aid Oda, Hamza Zylali dhe Elfatir Lloga.
Këto rezultate të njëpasnjëshme, tregojnë se në klubin tonë, punohet sistematikisht me të gjitha moshat, nga fëmijët deri te të rriturit.
Sportistët tanë, në këtë aktivitet i udhëhoqi me shumë sukses ndihmës trajneri njëherit edhe sportisti më i suksesshëm i klubit tonë Shaban Murtishi.
Një faleminderim edhe për organizatorët e këtij evenimenti të rëndësishëm , K.K “ULQINI” në krye me mikun e klubit tonë z.Ruzhdi Rama, për ftesën dhe për mikpritjen e sportistëve tanë.
Alim Hajredini