Struganët e “Drinit” të suksesshëm në “Tetova Open – 2017”

Vikendin që kaloi (17.09.2017) në Tetovë u zhvillua Turneu i – XVI – Ndërkobmëtar në Karate “Tetova Open – 2017” nën organizimin e përkryer të K.K “Fati”. Në këtë turne morën pjesë mbi 50 klube nga disa shtete si: Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Serbia dhe klubet nga vendi, me më shumë se 400 sportistë.
Në këtë turne morën pjesë edhe sportistët e klubit të karatesë “Drini” nga Struga.
Struganët u paraqitën me 12 sportistë, duke i fituar 10 medalje, nga të cilat: 3 medalje ari, 2 medalje argjendi dhe 5 medalje të bronzta.
Me medalje ari u stolisën: Gresa Mustafai, Hamza Zylali dhe Kastriot Malo.
Me medalje të argjendë u stolisën: Drini Hajredini dhe ekipi i vajzave ne kata (Melisa Hajredini, Sara Sinani dhe Velerda Seferi).
Ndërsa me medalje të bronztë u stolisën: Melisa Hajredini, Pasho Mustafai në të dy kategoritë, Loriana Ramo dhe Ilira Xheladini.
“Me këtë turne klubi jonë filloj sezonin e ri vjeshtor. Ishte një test i mirë për sportistët tanë, të cilët treguan një formë të mire fizike, nje discipline të mire dhe sigurisht që edhe rezultati nuk mungoj.
Tani në radhë është turneu Ndërkombëtar “STRUGA OPEN – 2017” i cili do të zhvillohet më date 07.10.2017 i organizuar nga klubi jonë K.K “Drini”thekson trajneri Alim Hajredini.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...