Struganët organizojnë turneun futbollistik me te më madh shqiptar në Amerikë

Në Nju Xhersi të SHBA-ve kanë filluar parapregatitjet për turneun më të madh shqiptar në futboll të vogël “Vllaznimi” i cili këtë vit shënon 11 vjetorin e themelimit. Ky organizim madhështor i organizuar kryesisht nga komuniteti strugan në kuadër të QKSHA në Riverdale do të tubojë qindra futbollistë dhe dhjetra skuadra nga gjitha trojet shqiptare që jetojnë në Amerikë.


“Pegatitjet për turneun kanë filluar para disa javësh, ne tashmë jemi në fazën e konkretizimit të ideve, kontaktet me skuadrat dhe organizimin e pjesës festive të turneut. Jemi optimist se edhe këtë vit do të arsyetojmë vlersimin që gjithmonë e kemi pasur si Turneu sportiv kryesor dhe më i madhi shqiptar jo vetëm në Amerikê por nê gjithë diasporën shqiptare” tha për Strugalajm, Pajazit Mena i cili është emëruar si krytar për organizimin e edicionit të 11-të të këtij turneu.
Ashtu si çdo vit turneubdobtë mbahet më 25 Dhjetor në sallën sportive “Turf City” ndërsa kjo ditë feste për shqiptarët në SHBA do të zbukurohet edhe më shumë me këngë dhe valle të performuara nga grupi i valleve të QKSHA. Kryetari Pajazit Mena theksoi se disa risi të tjera janë planifikuar dhe opinioni do të informohet më detajisht sapo ato të konfirmohen.

In : Aktuale

Loading...
loading...