Strugani, akuzohet për tentim-përdhunim në linjën Strugë-Ohër

Zëdhënësi i policisë Stefan Dimoski,  njofton Strugalajmin  se për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “tentim përdhunim,” Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër, deri te Prokurori Publik ngriti padi penale ndaj një qytetari nga Llabunishti i Strugës.

Ai  këtë veprim të dënueshëm e kreu më 6 qershor  në një furgon që udhëtonte në linjën  Strugë-Ohër. Në momentin, kur furgoni u ndal në stacionin “Goce Dellçev”, I dyshuari  filloi të prekte trupin e bashkëudhëtares që ishte  ngjitur me të. Pas reagimeve të saj të fuqishëm, ai menjëherë u largua nga furgoni dhe u arratis.StrugaLajmStrugaLajm

Pas masave të marra, SPB- Ohër gjeti të dyshuarin pas ballafaqimit me të dëmtuarën.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...