STRUGANI HAMZA ZYLALI KAMPION I MAQEDONISË NË KARATE – FITON “VIZËN” PËR EVROPIAN

Ditën e shtunë dhe të diel (16-17 nëntor 2019) në Shkup, u zhvillua kampionati shtetëror  dhe “play off”, në karate për kadet, junior dhe U21, njëherësh edhe përzgjedhës për kampionatin Ballkanik në karate që këtë vit do të mbahet në Slloveni nga data 6-8 dhjetor 2019 dhe për kampionatin Evropian në karate i cili do të mbahet nga 6-9 shkurt 2020 në Hungari.

Ditën e shtunë ishte i paraprë kampionati shtetëror, ku fituesit  kualifikoheshin për kampionatin Ballkanik, ndërsa ditën e diel “play off”, ku mernin pjesë katër medalistët e kampionatit shtetëror, të cilët u ndeshën mes veti dhe më i miri nëpër kategoritë përkatëse u kualifikua për në kampionatin Evropian.

Në këtë kampionat të rëndësishëm mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “DRINI” nga Struga me  katër sportistë: Hamza Zylali – kadet +70kg, Loriana Ramo – juniore -59kg, Zana Xheladini – juniore +59kg, Ilira Xheladini – U21 -50kg dhe ekipi i vajzave kadete+juniore.

Sportistët tanë arritën një sukses të mirë në këtë kampionat, duke arritur të stolisen me një medalje ari, një argjenti dhe tre medalje bronzi.

Hamza Zylali, njëri nga talentët e klubit tonë, në kategorinë kadet +70kg, arriti ti fitoj kundërshtarët e tijë dhe me plot meritë u shpall kampion i Maqedonisë. 

Me medalje argjenti u stolis Ilira Xheladini – U21 -50kg, ndërsa me medalje të bronztë u stolisën Loriana Ramo – juniore -59kg, Zana Xheladini – juniore +59kg, dhe ekipi i vajzave kadete+juniore.

Me këtë rezultat të katër sportistët tanë u kualifikuan për kampionatin Ballkanik dhe fituan të drejtën për të marrë pjesë në “Play off”.

Në ditën e dytë ku më të mirët kualifikoheshin për Kampionatin Evropian, Hamza Zylali edhe njëher e vërtetoi se është më i miri në kategorinë e tij. Nga sportistet e tjera vetëm Zana Xheladini arriti ta përmirësoj radhitjen nga vendi i tretë në të dytin.

Aktiviteti i radhës për sportistët tanë është Kampionati Mbarëkombëtar në Karate më 24 nëntor 2019, për nder të festës së madhe shqiptare 28 nëntori, i cili do të mbahet në Tiranë.

Loading...











Loading…