Strugani Xhevat Limani pjesë e filmit “PROOF” në Amerikë (FOTO)

Aktorët nga Maqedonia, Xhevat Limani dhe Mirsad Abazi do të jenë pjesë e filmit “PROOF” (Prova) në regji dhe skenar të Mrika Krasniqit e cila është edhe drejtoreshë e festivalit “Festivali i Filmit Shqiptar në Njujork”, njofton Portalb.mk.

Krahas Xhevat Limanit, në filimin “PROFF” do të luajnë edhe Liza Hoxha dhe Julian Biba. Filmi është realizuar në Amerikë.

Aktori Xhevat Limani në filmin “PROOF” (Prova)
Aktori Xhevat Limani në filmin “PROOF” (Prova)

“Pasi lexova skenarin e Mrika Krasniqit m’u duk sikur roli ishte shkruar për mua. Kisha shumë pikëtakime me personazhin dhe dramën e tij të brendshme. Bëmë disa seanca provash me regjisoren dhe ramë dakord të futemi në fazën parapëtgaditore dhe me forca të përqëndruara filluam projektin. Puna hulumtuese me regjisoren ishte një eksperiencë e veçantë. Mrika ishte shumë kërkuese sa u përket skenave me partnerët, situatat e rënda me transformime të shpeshta psikologjoke si dhe në ritmin e brendshëm të veprimeve konkrete në rrafsh natyrshmërie dhe spontaniteti. Mendoj se kemi realizuar diçka të veçantë,” tha për Portalb.mk, aktori Xhevat Limani.StrugaLajmStrugaLajm

Filmi “Prova” (Proof) është prodhim i kompanisë Nil Production, me drejtor fotografie Ibër Deari. Filmi i dedikohet rreth 20 mijë fëmijëve të Kosovës, prindërit e të cilëve u vranë në luftën e vitit 1999.StrugaLajm

Sinopsisi i Filmit “Prova”

Gjyshi dhe mbesa e tij, gjatë bombardimeve, mbesin të ngujuar në bodrumin e një ndërtese. Pasi merr vesh se vajzës ia kanë vrarë prindërit, gjyshi pëson një traumë dhe vendos të qëndroj në bodrum edhe pas përfundimit të luftës.

Duke qenë profesor i artit dramatik ai krijon brenda bodrumit hapësira të ndryshme për të argëtuar mbesën e cila gjindet në karrocë invalidesh nga një aksident i pësuar më parë.


Loading...
loading...