PDSH : Aleanca e Selës dhe Besa e Bilall Kasamit, janë parti minore!

Shefqet MANI/ MAQEDONIASHQIPTARE.COM

Në Shipkovicë të Tetovës ka qëndruar Orhan Ibrahimi, një zë i arsyes në Partinë Demokratike Shqiptare dhe Bardhyl Dauti, ministër aktual në qeverinë Zaev!

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe simpatizantë të PDSH-së nga Shipkovica!

Është folur shtruar e gjatë për të gjitha ngjarjet që po ndodhin kohëve të fundit në Maqedoni, është folur edhe për fushatën elektorale, për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Maqedonisë!

Ajo që ka dominuar në këtë takim ka qenë fakti se Partia Demokratike Shqiptare për parti minore shqiptare në Maqedoni njeh Aleancën për Shqiptarë dhe Besën e  Bilall Kasamit!

Ata thanë se PDSH hapur e qartë po koonsolidohet dhe po vepron mbi parimet strategjike të shqiptarëve këtu në Maqedoni!

Sipas tyre PDSH po bën politik të hapur dhe pozicionim-veprime të duhura në hapësirë dhe në kohë të duhur veprimi!

In : Aktuale

Loading...
loading...