Autobusi kishte shkuar me 99 km/h, zbulohen detaje nga fatkëqësia në Llaskarcë


Prokuroria Publike sot ka ngritur procedurë hetimore ndaj 7 personave lidhur me aksidentin fatal në Llaskarcë të Shkupit, ku nga aksidentimi i autobusit të kompanisë “Durmo Turs” humbën jetën 15 udhëtarë dhe 38 u plagosën. Mes të dyshuarve janë ndaluar pronari dhe shoferi i autobusit.

Sipas prokurorit të çështjes, Sasho Rajçev, në ditën e aksidentit më 13 shkurt shoferi ka drejtuar autobusn me shpejtësinë e palejuar prej 99 km/h, përcjellë INA.StrugaLajmStrugaLajm

“Për shkak të shpejtësisë së palejuar, shoferi ka humbur kontrollin ndaj autobusit, duke kaluar në korsinë tjetër dhe në fund ka fluturuar nga rruga. Ai nuk ka mundur ta ndalë autobusin për shkak të problemeve teknike, gjegjësisht frenave, që kanë funksionuar pjesërisht”, theksoi Rajçev. Sipas tij, autobusi nuk ka guxuar të lëviz me atë shpejtësi dhe se shpejtësia maksimale duhej të ishte deri në 80km/h. Prokuroria ka zbuluar manipulime me tahografin e autobusit, pasi që ai ishte kurdisur që të tregojë shpejtësi më të vogël. Për të gjithë të ndaluarit sot, Prokuroria kërkon masë paraburgimi. (INA)StrugaLajm

Prokurori Rajçev


In : Aktuale

Loading...
loading...