Struga dhe shqiptarët të ‘’diskriminuar’’ në Zonën e Lirë Ekonomike

Edhe pse kur u paralajmërua investimi në zonën e lirë ekonomike në Strugë, nga politika u tha se ky investim do i sjelli benefite të mëdha këtij qyteti, por deri tani duket se nuk është kështu.Para disa kohësh,  në Zonën e lirë Ekonomike, ka startuar me punë  pogoni prodhues i kompanisë ODW-ELEKTRIK një kompani e njohur që produktet e saja i rezervon për industrinë automobilistike.Sipas informacioneve që morëm nga disa qytetarë të Strugës, që kishin aplikuar më herët për një vend pune në këtë kompani, pothuajse të gjithë të punësuarit janë nga Ohri.Sipas tyre të punësuar nga Struga, numërohen me gishtrinj, ndërsa  numri i shqiptarëve të punësuar aty nuk e kalon numrin 1 saktësojnë këto burime.Në këtë kompani me kapital nga Gjermania janë të punësuar rreth 200 persona.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...