Zjarr i madh pyjor në Kërçovë


Zjarr i madh pyjor prej mbrëmë ende është aktiv në rajonin verior të komunës së Kërçovës në afërsi të TEC “Osllomej” deri në fshatin Zhubrinë.

Në terren aktiv janë Qendra për ballafaqim me kriza dhe Njësiti kundër zjarreve, ndërsa janë angazhuar edhe pjesëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ekonomia pyjore “Lopushnik” si dhe popullata lokale.

Fshati Zhubrinë e cila gjendet në afërsi të zjarrit, tani për tani nuk rrezikohet nga ky zjarr.

Drejtori i Ekonomisë pyjore “Lopushnik” Zoran Kërstevski, ka informuar se krahas zjarrit afër fshatit Zhubrinë, aktiv është edhe një tjetër afër fshatit Vraneshticë në pjesën jugore të komunës. Dy zjarret, thekson Kërstevski janë aktiv, por janë vënë nën kontroll.

Loading...
loading...











Loading…


loading…