Strugë, 1 mbrëmje e poezisë, 365 të deponisë

jë mbrëmje të poezisë, 365 mbrëmje të deponisë”. Një shënim me përmbajtje të këtillë të shkruar në gjuhën shqipe, maqedonase dhe në gjuhën angleze mbrëmë ishte vendosur në Urën e Drurit në Strugë në ceremoninë e mbylljes së Mbrëmjeve Strugane të Poezisë. Nga nisma civile “Struganët për Strugën”, thonë se në këtë mënyrë kanë dashur ta tërheqin vëmendjen e publikut, të institucioneve lokale dhe shtetërore në lidhje me problemin që qyteti po përballet tanimë një kohë të gjatë.

Ngjarja ndodhi vetëm dhjetë metra nga ura e poezisë ku mbahen Mbrëmjet Strugane, dhe atë para syve të 30 poetëve nga e gjithë bota, si dhe mysafirëve të shumtë, ndër të cilët edhe përfaqësues shtetëror.

Organizatorët kanë paraparë që ky mbishkrim të qëndrojë disa ditë në këtë vend që ta lexojnë sa më shumë njerëz. Sipas tyre kjo është një mënyrë pak më ndryshe e të shprehurit të pakënaqësisë nga zhvillimet e fundit me deponinë e Strugës, e cila vazhdon të mbetet në status quo. Pavarësisht njoftimeve se problemi do të zgjidhet, tani për tani nuk vërehet asnjë lëvizje por pritet të zgjidhet kompania e cila do t’i reciklojë mbeturinat dhe me kamionë ti transportojë në deponinë e Shkupit Drislla.StrugaLajmStrugaLajm

Miki TrajkovskiStrugaLajm

Shpërnd

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...