Strugë, mbahet festivali tradicional “KËNGË JEHO”

Për të 28 herë me radhë në Strugë këtë fundjavë mbahet festivali i folklorit dhe melosit shqiptar “Këngë Jeho”. Në njërin nga evenimentet më të rëndësishme të kulturës shqiptare këtë vit marrin pjesë rreth 17 ansamble folklorike nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Çamëria me rreth 700 pjesëmarrës.

Disa nga shoqëritë kulturore artistike në Strugë vijnë për herë të parë, ndërsa kishte edhe të tillë që tashmë disa vite janë pjesëmarrës të rregullt në këtë festival. – theksoi Zini Jusufi, drejtor i festivalitStrugaLajmStrugaLajm

Para fillimit të festivalit, pjesëmarrësit defiluan nëpër rrugët e Strugës. Festivali “Këngë Jeho” mbahet që nga viti 1991. Për dallim nga vitet e para kur festivali është mbajtur në stadiumin e Karaormanit dhe është kërkuar një biletë më tepër, viteve të fundit festivali është i hapur dhe mbahet në qendër të qytetit të Strugës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...