Strugë, nxënësit në “Niko Nestor” mësojnë pa libra

Mësimi në pjesën më të madhe të lëndëve profesionale në shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë edhe më tej zhvillohet në mënyrë të improvizuar. Në mungesë të librave, nxënësit bëjnë fotokopjimin e materialit apo i shkruajnë mësimet në fletore.

Lloga shprehet se situata është e keqe edhe në drejtimin shëndetësi ndërsa nxënësit e vitit të parë dhe të katërt edhe më tej nuk janë furnizuar me librat e gjuhës shqipe. Profesorët thonë se janë të detyruar që mësimet t’i nxjerrin nga librat për fakultet apo nga librat e ish Jugosllavisë.

Drejtori i Shkollës thotë se është i vetëdijshëm për problemin, por pret përgjigje nga Institucionet.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Mungon një pjesë e madhe e librave sidomos në drejtimin e tekstilit, elektroteknikës dhe drejtimit ndërtimor gjeodezik, për dallim nga drejtimi kimi- teknologji, ekonomi dhe një pjesë e drejtimeve shëndetësore. Profesorët e këtyre drejtimeve vet përgatisin material për orët”- tha Mile Poposki, drejtor i “Niko Nestor”.

Nga Ministria e Arsimit thonë se në rrjedhë e sipër është procesi i përpunimit të 31 teksteve për shkollat e mesme profesionale. Të njëjtat pas përgatitjes dhe përshtatjes në përputhje me ligjin do të shtypen në bazë të tirazhit të nevojshëm dhe do të shpërndahen nëpër shkolla.

Miki Trajkovski

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...