STRUGE, TE NDEROI “SKENDERBEU” po ti a e nderove birin tend

Strugen si venbanim si qytet pervec bukurive te saj natyrore, te njohur ane e mbane botes e bejne te njohur shum personalitete si luftare, burra te zgjedhur per trimeri dhe bujari, e bejne te njohur shkrimtare dhe poet e bejne te njohur sportiste e muzikante por koheve te fundit te njohur ane e mbane botes e ben nje regjisor nje aktor I madh koheve te fundit nje shkrimtar dhe ai eshte strugani Xhevat Limani qe jeton dhe vepron ne Amerike! Xhevati eshte nje personalitet qe nuk ndjen lekundje por shkakton termete, termete te fuqishme jo vetem ne fushen e tij artistike por edhe ne jete dhe sidomos kur sheh padrejtesi! Po, shume e njohim por pak e kujtojme sidomos ne struganet edhe atehere kur ne c’do hap te rruzullit tokesor koheve te fundit jo vetem ne qytetet shqiptare jo vetem ne Amerike por edhe Europa e pa e ndjeu dhe u kenaq me Skenderbene!

Per fatin tone te mire, ne ishim nepergjithesi ata qe e mberrime te festojme 100 vjetorin e Pavaresise! Por me se shumti ishin Struganet ata qe u ndjene me krenare ne manifestimin e qindvjetorit te pavaresise, jo per faktin se si shqiptare duhej te festohej por per ate se qindvjetorit te pavaresise drite feste I dhane struganet vete ishin dy aktore te medhej te Teatrit Shqiptaro Amerikan qe mblodhen si kurre me pare teatrot shqiptare plote e perplote sallat me spektatore! Ishte Xhevat Limani me poemen “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ku luan ne menyre te shkelqyer rolin e Skenderbeut dhe poashtu nje aktor tjeter poashtu strugan Pajazit Murtishi I cili ne monodramen “Une jam Adem Jashari” ne rolin e Adem Jasharit beri bum neper teatrot shqiptare!Eshte dhunti e Zotit por edhe te aktoreve qe u ngjajne kryekeput dy figurave te ndritura te kombit tone! Po ne ate drejtim me rastin e 100 vjetorit te pavarsise se shtetit Shqiptar 100 strugane te stolisur me flamuj kombetar me karroce me kal dhe me dy aktoret e medhej ne balle te kolones marshuan drejt Vlores per te kujtuar te paret tane!
Sot pas pes vitesh prej asaj kohe, Xhevat Limani me kerkese te artedashesve te mbare Europes doli teatrove me po te njejten poem dhe me rolin e Skenderbeut “roberoi” qytetet me kryesore te Europes duke nisur nga Zagrebi, Viena aty ku ne Belvedere ndodhen armet e Skenderbeut, ane e mbane Zvicres dhe me ne fund me shpate ne dore pushtoi Parisin! Dhe ne fund ishte e vogel salla e teatrit ne Peje per te gjithe artedashesit!Ne cdo cfaqe ata ngelen te mahnitur dhe gojehapur para interpretimit brilant te Xhevat Limanit!
Pas perfundimit te turnese neper Europe “Skenderbeu” (Xhevat Limani) me rastin e 550 vjetorit te betejes se fundit te Skenderbeut u kthye ne Krujen e tij ku bashke me vellezerit arberesh rikujtuan fitoret e medha! Per tre dite rrjesht me 22 prill 2017 ne Kruje, me 23 prill ne Lezhe dhe Shkoder te gjithe te pranishmit ngelen te mahnitur nga prezenca e “Skenderbeut” (Xhevat Limanit) identike me ate te Gjergj Kastriotit Skenderbeut te vertete!

Pas perfundimit me sukses te te gjithe ketyre spektakleve, Xhevat Limani kthehet ne Struge! Jam I bindur se shumica e struganeve kane lexuar shtypin ditor por edhe ate javor, edhe mediumet dhe portalet tjera per sukseset e medha te Xhevat Limanit,por per fat te keq zyrtaret e larte te administrates komunale nuk e gjeten te udhes te mirepresin Xhevatin e madh qofte edhe per nje bisede te thjesht mes miqesh! Por Xhevati u prit nga shoke te udhetimeve te manifestimeve te ndryshme pjestare te Shoqates Atdhetare “Foleja e Shqipes” Struge si dhe nga nikoqiri I lokalit “Dredhza Beach” prane liqenit zoti Mair Miftari!
Une personalisht nuk e besoj dhe nuk do ta besoj kurre qe struganet kane hequr dore nga tradita shumevjecare kulturore dhe ne rastin me te volitshem per ta si dhe per aktoret e medhej dhe per Shoqaten Atdhetare “Foleja e Shqipes” do te lihet takim vellazeror per te falemenderuar ata qe Strugen e prezentuan ne menyre te shkelqyer mbare Europes

Shoqata Atdhetare
Foleja e Shqipes
Struge

received_1502004583205281received_1502008459871560received_1502003446538728received_1502006896538383received_1502001706538902

received_1502005733205166


Loading...
loading...