Menduh Thaçi i vetmi që nuk paraqet ankesë për dënimin me burg


Është e paligjshme dhe e pabazë masa e paraburgimit për ish drejtorin e DSK-së deri në përfundimin e dënimit me burg sepse deri tani nuk ka bërë asnjë shkelje të ndonjë mase e cila ka qenë e shqiptuar nga ana e gjykatës”. Kështu shprehet avokati i Mijallkovit Lupço Shvërgovski, në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit ku u bisedua për paraburgimin e Mijallkovit pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë, me 3v jet burg për rastin “Titanik 2”, e cila ka të bëjë me parregullësi ligjore. Ndërkohë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg për këtë rast, është i vetmi që nuk ka paraqitur ankesë për masën e caktuar të kujdesit.

Përveç ankesave për paraburgimin e Sasho Mijalkovit dhe Bedridin Ibraimit, avokatët mbrojtës gjithashtu parashtruan ankesë kundër masave të caktuara parandaluese ndaj të dënuarve të tjerë në këtë rast, Vlatko Sajkovski, Sasho Sërtev dhe Aneta Stefanovska. /SHENJA/

Loading...
loading...











Loading…


loading…