Sugareski, për rrugën Strugë-Qafë Thanë nuk jep datë se kur do nisi puna!

Ministri i Transportit Goran Sugareski konfirmoi se rruga nga Struga deri në Qafë Thanë do të ndërtohet, por se kur do të përfundojnë punët varet nga sezoni ndërtimor, i cili është para përfundimit për shkak të dimrit. Sugareski pohon se do të bëhen përpjekje sa është e mundshme më shumë që punët të përfundojnë sivjet.

E rëndësishme është se ka filluar. Për një muaj apo dy mbaron sezoni ndërtimor dhe nuk dua të spekuloj me termin të saktë, duhet të shihet saktë në marrëveshje, e më pas do të jeni të informuar. Shumë varet edhe nga sezoni ndërtimor, e dini se në fund të muajve nëntor- dhjetor mbaron edhe sezoni – tha Goran Sugareski- ministër i transportit dhe lidhjeve.StrugaLajm

Ankesat kryesore të qytetarëve të cilët kalojnë rregullisht në këtë pjesë drejt Shqipërisë janë se rruga është shkatërruar plotësisht dhe plot gropa. Rrezik më i madh është në ditët me shi kur gropat janë të mbuluara me ujë. Edhe pse për vite me radhë qytetarët kërkojnë një zgjidhje deri më tani nuk ka asgjë, përveç disa premtimeve elektorale që shpejt harrohen.StrugaLajm

Ile Petrevski

In : Aktuale

Loading...
loading...