Sulm në Suedi, kamioni hyn mes turmës se njerëzve. 3 të vdekur

Një kamion ka hyrë mes turmës së njerëzve në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë duke plagosur disa persona, ka thënë policia suedeze.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të mesditës.

“Pashë qindra njerëz duke vrapuar për të shpëtuar”, tha një dëshmitare nga vendngjarja, për një gazetë lokale.

Nuk është përcaktuar ende numri i njerëzve të jenë plagosur, por dyshohet se ka të paktën 3 persona të vdekur.StrugaLajm

Sulmi me kamion ndodhi në një nga rrugët kryesore të këmbësorëve në qytet, pak para 15:00 sipas kohës lokale (14:00 GMT).StrugaLajm

Incidenti ndodhi pranë qendrës tregtare “Ahlens Mall” e cila tashmë është rrethuar nga policia suedeze.

Dëshmitarët thonë se kanë parë dhjetëra persona në tokë, duke ngritur kështu dyshimet për një numër më të madh viktimash.

“Isha në rrugën kryesore, kur një kamion i madh doli nga askundi. Nuk mund të shihja nëse dikush po e drejtonte, por di që mjeti doli jashtë kontrollit. Pashë se shtypi të paktën dy persona”, tha një tjetër dëshmitar suedez.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...