Sulmi me thikë,paditet 34 vjeçari nga Struga

Zëdhënësi i policisë Stefan Dimoski informon Strugalajm.com se për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “lëndime të rënda trupore” dhe “plagosje”, Stacioni policor në Strugë ngriti akuzë penale kundër një 34 vjeçari nga Struga.
Veprën penale i dyshuari e ka kryer më 30 dhjetor të vitit të kaluar në Strugë pas një përplasje verbale midis tij dhe dy të rinjëve nga Struga. Një moment pas një përplasje verbale i dyshuari ka sulmuar fizikisht duke përdorur një thikë dy të rinjtë duke u shkaktuar lëndime trupore.(Strugalajm.com)
StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...