Sulmohet polici në Strugë në ora 3 pas mesnate, ja kush është autori!

Të martën (03.04.2018) në ora 3 e 40 minuta në rrugën “Brigadat Proletare” në Strugë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga ana e dy policëve nga Stacioni policor Strugë është ndalur një veturë me targa të Shkupit dhe personave në veturë u janë kërkuar dokumentet e identifikimit. Pas konfirmimit të identitetit të personave N.I (23) dhe V.J. (24), të dy nga Shkupi policët kanë konstatuar shkelje të rregullave të trafikut, respektivisht N.I si shofer fillestar nuk ka guxuar ta drejtojë veturën pas orës 23. Pasi njëri prej policëve i ka thënë se do t’i shqiptohet dënim, N.I. ka filluar ta ofendojë verbalisht me fjalë ofenduese, e ka kërcënuar me jetë, kurse më pas edhe fizikisht e ka sulmuar. Për shkak të kësaj sjellje, N.I. është arrestuar në Stacionin policor në Strugë për procedurë të mëtejme. Për rastin është informuar edhe Prokurori publik nga prokuroria themelore në Strugë.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...