Syrja Rashidi: Autostrada Ohër-Kërçovë nëse vazhdon kështu edhe 20 vite nuk do të përfundojë

Autostrada Kërçovë-Ohër tashmë disa vite po vonohet dhe nuk po përfundohet, kështu edhe në këtë fushatë zgjedhore është bërë pjesë e debatiti politik, përcjell in7.

Kështu në emisionin e parë Debat Zgjedhor në TV21, ku të ftuar ishin kandidatët për deputetë në zonën zgjedhore 5, të cilët folën edhe për projekte kapitale, siç është ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, vërja në funksion e të cilës që ende nuk ka përfunduar.

Kështu kandidati për deputet nga rradhët e koalicionit ‘Tash është koha’, të përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Syrja Rashidi ka thënë se kjo autostradë si ka filluar kështu edhe 20 vite nuk do të përfundohet, sipas tij, kjo autostradë asnjëherë nuk u quajt “korridori 8”, pjesë e së cilës edhe është, sipas tij ky formulim eliminon pjesën e rrugës që lidhet me Qafë Thanën, transmeton in7.StrugaLajmStrugaLajm

“Kam thënë dhe e përsëris, nëqoftë se vazhdohet kështu, kjo rrugë edhe 20 vite nuk përfundon, por është edhe një element shumë i rëndësishëm këtu. Kjo është autostradë që shtrihet në pjesën e korridorit 8, mirëpo asnjëherë nuk është quajtur korridori 8, por është quajtur si rrugë që lidh Ohrin me Kërçovën, që në të ardhmen do të lidhet edhe me Shkupin. Pra vet formulimi i tillë e eliminon atë pjesë të rrugës nga Trebenishti deri në Qafë thanë që do t’i jepte kuptimin e mirëfilltë të korridorit 8. Dua të them këto se jo vetëm një herë e kam kërkuar me amandamente që të ndërtohet kjo pjesë e rrugës, e jo që amandamentet kanë rënë, e nuk jamë pranuar, por për fat të, më duhet të them, se sidomos infrastruktura rrugore që lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me shtetet, si Shqipëria dhe Kosova, ka mbetur e njëjtë siç ka qenë, që nga koha e komunizmit, pa ndërhyrje aspak. Jo vetëm autostrada, d.m.th, krahu prej Trebenishti deri në Qafë Thanë, por as rruga aktuale që Strugën me Qafë Thanën nuk ka parë asnjë ndërhyrje për vite të tëra dhe sot atje është shumë vështirë që të kalohet. Dua të kujtoj këtu se para disa kohëve qytetarët të revoltuar donin që të merrnin aktivitete për ta bllokuar atë rrugë, mirëpo qeveria atëherë, përmes emisarëve të saj, u tha se rruga veçse është futur në projekt dhe do të fillojë sanimi i rrugës, sot e kësaj dite nuk ndodh asgjë, të mos flas se nuk është në zonon numër 5, për rrugën Shkup-Bllacë që u bë një çështje tragjikomike”, ka thënë Rashidi.StrugaLajm

Autostrada Kërçovë – Ohër është pjesë e Korridorit panevropian 8, ndërtimi i të cilit kushton 598 milionë euro. Realizimi i projektit ka nisur në fillim të vitit 2014, kurse për shkak të lëshimeve dhe mungesave të shumta në dokumentacionin e projektit, afati përfundimtar për lëshimin e tij në përdorim është vazhduar deri në mes të vitit 2021.

In : Aktuale

Loading...
loading...