Ta barazosh Fetain me Tarçullovskin!

Ta barazosh Fetain me Tarçullovskin, të dënuarin e Gjykatës së Hagës e që u bë edhe deputet, është njëjtë sikurse ta barazosh Ramush Haradinajn me Millosheviqin. Krahasimi nuk është i tepruar, jo. Sepse vetëm gjyqësori i shkapërderdhur i Maqedonisë dëshiron të barazojë viktimën me terroristin

Vedat MEMEDALIU

Tridhjetë ditë paraburgim për Feta Alimin, “policin” e Orizares të Likovës, ka shqiptuar dje Gjykata Penale e Shkupit, ndërsa akuzohet se bashkë me deputetët e VMRO-së dhe huliganë tjerë, kanë rrezikuar jetët e deputetëve të opozitës, natën e përgjakshme të 27 prillit të këtij viti! Të hënën, Fetai në gjykatë ishte paraqitur me avokatin, dhe pas një ore, nën shoqërimin e policisë, ai u dërgua në qelitë e Shutkës. Aktakuza ndaj tij akoma nuk është e qartë. Ndryshe nga akuza për “terrorizëm” që ngarkohen gjashtë deputetët e VMRO-së dhe huliganët tjerë maqedonas, Fetai përmendet në formë spekulimi gjithandej në media. Dhe në gjithë këtë mjegull, çuarja e Fetait në Shutkë tregon shumë për gjyqësorin e kalbur të këtij shteti.

Ta barazosh Fetain me Tarçullovskin, të dënuarin e Gjykatës së Hagës e që u bë edhe deputet, është njëjtë sikurse ta barazosh Ramush Haradinajn me Millosheviqin. Krahasimi nuk është i tepruar, jo. Sepse vetëm gjyqësori i shkapërderdhur i Maqedonisë dëshiron të barazojë viktimën me terroristin. Vetëm në Maqedoni ndodhë që, shpëtuesi i një jete të futet në qeli bashkë me vrasësin. Dhe e gjithë kjo për të zbutur revoltën maqedonase edhe me një shqiptar të pafajshëm në qeli.StrugaLajmStrugaLajm

Të përkujtojmë pak historinë e Tarçullovskit. Ai vrau shqiptarë të pafajshëm në Luboten. Edhe Erxhanin e vogël madje. U dënua për krime lufte nga Haga, ndërsa Qeveria e Maqedonisë e shpërbleu me post deputeti, ndërsa për pesë vite – familja e Tarçullovskit u shpërblye me 5000 euro në muaj.StrugaLajm

Dhe me gjithë privilegjet që një vrasës as nuk mund ti ëndërroj, Tarçullovski nuk u ndal. Përkundrazi, mendoi se mund të hakmerret ndaj Hagës, por në kurriz të shqiptarëve. Ai bashkë me kolegët tjerë deputet i morën çelësat e Parlamentit nga duart e Fetait dhe lejuan hyrjen e dhunshme të huliganëve, të cilët të gjakosur dhe zvarrë tërhoqën Selën korridoreve pafund të Parlamentit.

Të kthehemi te Fetai. “Polici” i Orizares arriti të bëjë atë që shumë nga ne – nëse do ishim në vend të tij, do iknim apo do bëheshim sikur të “vdekur”. Por jo, Fetai u ngrit në këmbë dhe arriti ta marrë në duar Selën nga vrasësit e mundshëm.

Fetai, sigurisht se do dalë i lirë. Do të dalë sepse ndryshe gjyqësori bashkë me Qeverinë tregojnë se nuk dallohen nga Qeveria e mëparshme. Do të dalë sepse Fetai ishte viktimë, u rrah dhe shpëtoi Selën nga vdekja e sigurt. Do të dalë sepse çdo njeri human, atë natë, ishte vet Fetai. Vetëm se ndryshe nga ne – të tjerët, Fetai kreu detyrën me dinjitet – bëri atë që duhej guxim për të bërë – shpëtoi një jetë njeriu dhe me këtë, shpëtoi dhe shtetin. (koha.mk)


Loading...
loading...