Taksat e reja të automjeteve janë pjesë e masave ekologjike, nuk ka ndryshime të mëdha në normat

– Rritja e taksave të automjeteve, që do të rregullohet me ligj dhe tashmë është në procedurë parlamentare është në drejtim të masave, që janë ndërmarrë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, tha kryeministri Zoran Zaev sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pres konferencën në qeveri në të cilën u promovua projekti për projektimin dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike.

“Me ligjin e ri padyshim udhëhiqemi nga parametrat ekologjikë dhe këtë duhet patjetër ta bëjmë, pasi kalojmë në një nivel më të lartë edhe në pjesën e mbrojtjes ekologjike në importin dhe shitblerjen e automjeteve. Nëse deri më tani normat ishin 18 për qind, prej tani ato do të jenë 20 për qind në pjesën e taksave”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se nuk ka rritje të madhe, por ka një demotivim për të blerë makina të vjetra, të cilat veprojnë në përputhje me standardet e këqija ekologjike.

“Unë besoj se për automjetet energjetike dhe hibride ne do të shkojmë në nivelin sa më të lartë, stimulues, por nëse më pyetni se cilat do të jenë normat për automjete elektrike, EUR06. EUR04, nuk mundem për momentin t’ju them shumë detaje”, theksoi kryeministri.StrugaLajmStrugaLajm

Vendosja e taksave për automjete dhe rritja e kompensimeve të cilat paguhen gjatë importit të automjeteve të vjetra, janë pjesë e masave të parashikuara për uljen e emetimit të gazrave të cilat e shkaktojnë efektin e kopshteve të qelqta në vend, të parashikuara me ligjin e ri për mjedisin jetësor.

Masat e reja kanë për qëllim zëvendësimin gradual të parkut vozitës, duke e pasur parasysh se transporti, së bashku me energjetikën, mbeturinat dhe ndërtimtaria janë një prej ndotësve më të mëdhenj në vend.StrugaLajm

Ana Petrovska sekretare e shtetit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në një debat të fundit kushtuar mbrojtjes së mjedisit jetësor theksoi se ata kanë vendosur të marrin disa masa jo të njohura, të cilat do të ndikojnë në rinovimin e autoparkut sidomos në pjesën e rritjes së kompensimeve të cilat paguhen gjatë importit të automjeteve të vjetra.

Këtë masë, siç e ceki Petrovska në panel konferencën në Shkup “Aksioni Klimatik: Të parandalohet dhe të kurohet” nuk do t’i rrezikojë seriozisht kushtet sociale të popullatës, por do të japë sinjal se transporti i automjeteve të vjetra me të vërtetë kontribuon negativisht në ndotjen e ajrit dhe ndryshimin e klimës.

Ajo bëri të qartë se ligji për taksa e zëvendëson Ligjin e akcizës, sipas të cilës akciza paguhej në bazë të vlerës së automjeteve, ndërsa tash formula përmban edhe faktorin CO2. Kjo do të thotë se me këto masa do të ndikohet në zëvendësimin gradual të autoparkut. Të ardhurat nga këto tarifa të rritura do të shkojnë drejt rritjes së investimeve për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike.

In : Aktuale

Loading...
loading...