Talat Xhaferri na erdhi në Shqipëri si hije, na iku si fantazmë!

Liljana Cerri

Mjerim i madh kafshatë që nuk kaperdihet është or vëlla sjellja e këtyre politikanëve shqiptar të Maqedonisë. Pashe lajmet dhe çfar të themë tmerr në vete.
Një Kryetar Parlamenti i Maqdonisë shqiptar që ka ardhur për vizitë në Shqipëri dhe që nuk guxon as të kërkojë edhe ndihmën më të vogël për shqiptaret e Maqedonisë. Nuk guxon apo nuk ka vullnet këtë nuk e di duhet ta sqaroj ai vetë. Një Kryetar Parlamenti që viziton Liqenasin por që nuk guxon as ta shohi në ëndërrat përmirësimin e gjendjes së Shtëpisë së Alfabetit në Manastir, aty ku kanë themelet ato palë shkronja që ai dhe ne të gjithë i flasim. Si nuk dëgjova nje deklaratë euforie që erdhe në tokën mëmë, apo ta mpiu gjuhën I ftohti që ra këto ditë. Nuk e di a ke lexuar ndonjë libër ti dhe mos e ke ngatërruar Liqenasin me Liqenin e Pogradecit se një zv/ministër I juaji sdinte se kush e kishte shkruar Mesharin e i bëri hile Gjon Buzukut se meritat ia shiti Marin Barletit.
Nejse rruga mbare Z.Xhaferri dhe kur të na vish herën tjetër mos eja si hije e mos ik si fantazmë. Hë dhe na bëj një nderë merre kafen me vete e ta pish në Liqenas se banoret aty as syte nuk ti hodhën e lere më të të mirepresin.
Nuk bëhet vendi me ju edhe zoti të zbresi ne tokë. (Autorja është kolumniste nga Tirana)StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...