Taravari:Ja cfarë kam bër si ministër për 50 ditë

Përshëndetje të dashur miq,
Sot janë mbushur  52 ditë që nga momenti që ekipi im dhe unë kemi marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.Kanë qënë ditë me një dinamikë të lartë pune, dhe ndjejmë për detyrë të japim një pasqyrë të deritanishme të punëve që kemi bërë.
Kështu në këto 51 ditë kemi arritur që:
1. Të pastrojmë dhe rinovojmë ambientet e jashtme të Qëndrës Klinike në Shkup, duke organizuar aksione humanitare në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Pastrimit Publik.
Falenderoj në mënyrë të veçantë punonjësit të kanë zgjedhur që fundjavat t’i kalojnë në punë intensive, jashtë çdo lloj pagese, duke më mbështetur pafundësisht me punën e tyre!
2. Të gjithë qytetarët e besimit islam që shkojnë për Haxhë tashmë nuk duhen të paguajnë 2400 denarë për të bërë vizitat mjekësore dhe vaksinat përkatëse. Ne e reduktuam këtë shifër në 1000 denarë.
3. Në kohë rekord ndërhymë që të nostrifikohej diploma e një gjinekologe nga Shqipëria, duke mundësuar kështu për herë të parë një mjeke të këtij profili në komunën Shutkë të Shkupit, vend në të cilin për disa vite rresht kishte mungesë të një gjinekologeje.
4. Të gjithë mjekët tashmë paguhen me rrogë standarte, duke ndaluar pagesën sipas kontributit.
5. Kemi angazhuar grupe inspektimi të cilët kryejnë kontrolle të shpeshta në qëndrat spitalore. Sa herë që kanë gjetur parregullësi(dhe jo rrallë), kemi marrë dhe do vazhdojmë të marrim masa ndëshkuese ndaj drejtorëve përkatës.
6. Kemi mundësuar shërimin e plotë me medikamente gratis të 23 pacientëve që vuanin nga leukemia kronike.
7. Ndërtuam një urë komunikimi të thjeshtë dhe tepër efikase me qytetarët, duke vendosur numra në disponibël në Viber dhe What’s App, nëpërmjet iniciativës Përshëndetje Taravari.
Shumë raste akute dhe halle të qytetarëve janë zgjidhur nëpërmjet kësaj nisme.
8. Projekti “Mirë se vjen Bebe” tashmë mundëson që çertifikatat e lindjes të jepen në 48 orët e para të lindjes.
9. Jemi në proces intensiv të ndryshimit të ligjit për Sigurime Shendetësore.
10. Është në proces ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për studime në Degën e Mjekësisë.
11. Në mënyrë transparente po ndërtojmë një web faqe në cilën do të jetë i evidentuar një Regjistër për të pacientët që vuajnë nga kanceri, diabeti apo diagnoza të tjera.
12. Ndërhymë dhe arritëm që të mos ndalonim suportin për pacientët që vuajnë nga virusi HIV, nga varësia nga droga dhe grupet e tjera të margjjnalizuara.
13. Themeluam grupin i cili ka për detyrë hartimin e një strategjie shtetërore për reduktim të Hepatitit C.
14. Themeluam grupin që punon ekskluzivisht për përgatitjen e Strategjisë Shëndetësore Maqedonia 2030.
15. Mbrojtëm politikat e çmimeve të ulta të ilaçeve duke mos lejuar shtrenjtimin e tyre.
16. Po pregatisim analizën cost/benefit që nënkupton bashkimin e klinikave ne Shkup në një Qëndër të Vetme.
Faleminderit që lexuar raportin tonë të punës.
Falenderoj ekipin tim për punën e palodhshme dhe dedikimin e pashoq që kanë treguar deri tash, duke dëshmuar që nëse të gjithë punojmë me zemër mund të arrijmë më shumë.
Ne vazhdojmë të përkushtuar në punën tonë, të bindur se asnjëherë nuk është mjaft kur bëhet fjalë për Shëndet dhe Jetë,StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...