Tare shpallet menaxheri më i mirë sportiv

Igli Tare u shpall menaxheri më i mirë sportive në Itali, pas një votimi të organizuar nga TMW (Tuttomercatoweb). Shqiptari mori 34.99% të votave dhe la pas vetes menaxherë me emër si Fassone i Milanit, Ausilio i Interit apo Marotta i Juventusit. Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Tare u tregua modest, teksa ndau këtë sukses edhe me trajnerin aktual të Lazios, Simone Inzaghin.

“Duhet t’i bëj komplimente të gjitha stafit tim. Me Simone Inzaghin punojmë bashkë që prej 12 vitesh. Ai u rrit te të rinjtë e Lazios dhe tani po aplikon një futboll shumë të bukur, duke marrë edhe rezultate të mira. Janë pikërisht rezultatet dhe loja e mirë, ato që nxjerrin në pah edhe punën time, ndaj dua të falënderoj edhe Inzaghin”, tha Igli Tare. /SS/StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...