Tateshi i Poshtëm pa ujë,reagojnë banorët!

Banorët  e Tateshit të Poshtëm kanë  përcjellur shqetësimi se kanë probleme të theksuara me ujin e pijshëm.Ata të  thonë se po ballafaqohen prej  shumë kohësh me mungesën e ujit në cezmat e tyre, gjendje e cila po bëhet e padurushme .Feriz Ferati kryetari i Bashkësisë Lokale të  Tateshit të Poshtëm potencon se për më shumë se 24 orë ky lokalitet ishte pa ujë.Ai nënvizon se vetëm sot pasdite uji u duk në rubinetat e fshatit .Ai nëpërmjet Strugalajm  kërkon që detyrimisht autoritetet të ndërhyn në të mirë edhe të evitimit të pasojave të tjera, që mund të vin nga mungesa e përhershme e ujit në cezmat e këtij fshati.Ferati potencon se  arsyetimi se uji harxhohet nga lidhjet e paligjshme  nuk qëndron sepse duhet të jenë auturitete që duhet të ndërmarrin masa dhe të vendosin rregullin ndaj atyre dhe jo nëpërmjet këtij arsyetimi të penalizohen të gjithë banorët e fshatit.Prej vitesh banorët e Tateshit sidomos gjatë stinës së verës kanë përcjellur shqetësimin se ballafaqohen me mungesën e dukshme të ujit të pijshëm në cezmat e tyre .(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...