Tateshi këtë verë do ketë ujë?

Problematika e ujit të pijshëm për fshatin Tatesh të Epërm dhe disa fshatra të tjerë për Ndërmarrjen Ndërkomunale “Proaqua” është një çështje që sivjet me gjasë do tejkalohet, konfirmojnë nga kompania publike që menaxhon me ujësjellësin, shkruan gazeta KOHA. Siç informon drejtori i Njësisë së “Proaqua” në Strugë, Aqif Ajro, janë bërë një sërë investimesh në mënyrë që Tateshi i Epërm, por edhe të gjithë vendbanimet e tjera të Strugës të mos kenë problem më ujin e pijshëm. Ai sqaron se në Tatesh janë kryer disa investime në ndërrimin e tubave në mënyrë që sasia e ujit të jetë më e bollshme. Gjithashtu janë kryer edhe disa investime të tjera në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit. Edhe në këtë prononcim Ajro nënvizon se Struga nuk ka mungesë të ujit, por gjatë verës keqpërdorimi i ujit për pije për vaditje dhe të mbjella redukton në masë të madhe sasinë që është e dedikuar për ujë për pije.

“Është e dukshme që keqpërdorimi në masë i ujit gjatë verës krijon probleme për shumë fshatra dhe lokalitetet në Strugë. Besojmë që me këto investime që janë kryer, Tateshi i Epërm do të ketë më shumë ujë për pije”, thotë për KOHA, Ajro. Prej vitesh banorët e Tateshit të Epërm kanë përcjellë shqetësimin se kanë probleme të theksuara me ujin e pijshëm. Ata thonë se po ballafaqohen me furnizim të reduktuar me ujë të pijshëm, gjendje e cila po bëhet e padurueshme, sidomos gjatë stinës së verës. Sipas tyre edhe kur ka ujë në çezmat e tyre presioni është i ulët, gjë që e bën të pamundur shfrytëzimin e tij për nevojat e amvisërisë. Problemet e Tateshit me ujin janë të përvitshme dhe agravohen pas kalimit të stinës së dimrit dhe ardhjen e verës. Ndërkohë edhe banorët e Dobovjanit ankohen se edhe në vendbanimin e tyre furnizimi me ujë të pijshëm është problematik për faktin se uji në rrjetin e tyre vjen me presion të ulë,t gjë që krijon probleme të shumta për amvisëritë e këtij lokaliteti. Për banorët e kësaj ane, problemet me ujin nuk kanë të mbaruar. Verës ata ankohen se nuk kanë mjaftueshëm ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, ndërsa dimrit atë e kanë me bollëk, por e kanë të turbullt. Tatesh i Epërm dhe Tatesh i Poshtëm, Dobovjani dhe disa lokalitetet të tjera të Strugës, prej vitesh po ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm në çezmat e tyre, pavarësisht premtimeve dhe investimeve të realizuara në të kaluarën uji nuk është dukur këtu, sidomos gjatë verës.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...