Të hapet Kutia e Pandorës-Asan Asani

 

Kjo vjeshtë e këtij viti ka qënë e ngrohtë,por turbullirat politike kanë qënë të panumërta dhe nga më ekstremet.Vitet e fundit,po edhe më parë,ka pasur vrasje nga më barbaret,burgosje të përjetshme,thirrje dhe ofendime ndër më vullgaret,që i ka planifikuar dhe ekzekutuar ky shtet me bandat speciale të tij.Etiketimet ekstreme si:njerëz të ardhur nga mali,njerëz me bisht,analfabetë e shumë të tjera,kanë dalë nga goja e huliganëve dhe nacionalistëve maqedonas.

Me dekada po i durojmë çmenduritë tuaja që po ia bëni këtij populli që është autokton në këto troje,dhe ju doni me çdo kusht dhe gjitë mënyrat t‘ia mohoni gjuhën,që është më thelbësore për një komb.Gjuha është e theksuar edhe në MO-në,por as sot e kësaj dite nuk u pranua ky realitet,sepse ju duket se kjo është një gogol,që do u përbijë.

Kjo çeshtje duhet të zgjidhet në Kubend dhe i takon të gjitha partive politike shqiptare,që të protestojnë para Kuvendit per të drejtat e këtij populli të shumëvuajtur,sepse është koha,o sot,o kurrë.StrugaLajmStrugaLajm

Në Kuvend të hapet Kutia e Pandorës,për të cilën Kryeministri nuk është i një mendimi dhe prap do ta mashtrojë këtë popull.Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin dhe nëse amendamentet maqedone i votojnë edhe shqiptarët,do të jenë të zhgënjyer si çdoherë,sepse ata do vazhdojnë me avazin e vjetër si me MO-në.Këtij mendimi duhet t‘i bashkohen edhe intelektualët shqiptarë,punëtorët dhe gjithë populli.Edhe të huajt do na kuptojnë një ditë dhe do e thonë fjalën e tyre.

Ky shtet gjer sot ka ekzistuar si pronë provate e maqedonëve,si shtet unitar,por realiteti është krejt ndryshe,sepse ky shtet është multietnik dhe jo shtet i etnisê maqedone.Ne duam që përveç MO-së në ,në Preambulë të përfshihet edhe Marrëveshja e Titanës dhe Ligji i Gjuhës.StrugaLajm

Politikanë shqiptarë,bashkohuni me politikat tuaja dhe mbroni të drejtat e këtij populli që u ka votuar,sepse është koha,përndryshe ly popull do u mallkojë dhe këtë mallkim do ta pësojnë familjët dhe familjet tuaja,ashtu si e kanë pësuar edhe ata para jush.

Shkruan :Asan Asani

 


Loading...
loading...