TË INSTITUCIONALIZOHET FESTIVALI “KËNGË JEHO”- Strugë

 

Shkruan: Sabaudin ZHUTA/Strugalajm

Më 1991 një grupë profesionistësh të muzikës e aktivistë entuziastë – në krye me Ismail Hoxhën, Sabaudin Zhuta, Alush Hamidi, Skender Ahmeti e të tjerë,morën iniciativën e themelimit të këtij festivali. Atébotë, më 1991-shën vendosëm që në qytetin pitoresk, artdashës, çerdhen intelektuale, qytetin e traditës kombëtare e që tani shkëlqen dhe me sheshet e bukura, parqet dhe urat atraktive- në Strugë të fillojmë me njërin nga manifestimet më të mëdha kulturore në Maqedoni; Festivalin e këngëve dhe valleve shqipe dhe e pagëzuam: “KËNGË JEHO…” !
Kjo Jehonë mori dhenë, mbase dhe pati barrierat nga më absurdet e pushtetarëve të kohës! Interesi dhe entuziazmi ishin të përmasave marramendëse. Vetëm stadiumi i qytetit mund të perfshinte masën e popullatës të ardhur në Strugë e për të qenë dëshmi e një ngjarjeje historike. Atë kohë, për të penguar këtë aktivitet, pushteti preu plepat rreth stadionit dhe “okupoi” hapsirat e fushës së futbollit – me të vetmin qëllim të sabotimit ! – Nuk kishte forcë që ndalte këtë nismë e entuziazëm! Puna mori të mbarën… Gjatë këtyre viteve, në këtë manifestim defiluan afro 750 Sh.K.A. e Ansamble artistike nga të gjitha trevat kombëtare shqiptare, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi, por edhe nga Arbëreshët e Italisë, ato të Zarës, nga Turqia, Amerika, Zvicra etj. Mbi 43.000 artistë – profesionistë e amatorë u ngjitën në skenën e festivalit “Këngë JEHO…” ! Ata na demonstruan forcën dhe kapacitetin e thesarit tonë kombëtar, por edhe fanatizmin për ta ruajtur, kultivuar e për ta ngritur atë në majat e vlerave të mirëfillta artistike!
– Mirënjohje të veçanta për të gjithë ato artistë e organizatorë për gjenerata të tëra! Në veçanti atyre që pa u kursyer fare, shkrinë tërë përkushtimin profesional si Çesk Zadeja, Panajot Kanaçi, Tish Dahija, Fahri Beqiri, Rafet Rudi e shumë e shumë të tjerë nga të cilët një pjesë nuk janë më në meset tona. Ato lan mundin për mos ti harruar kurrë.StrugaLajm

Një nga handikepet më të mëdha dhe përgjegjësia që bie mbi subjektet politike shqiptare gjat periudhave të shkuara këtu në Maqedoni, është , akoma mosinstitucionalizimi i Festivalit ” Këngë Jeho…”e që në fakt solli ngulfatjen dhe hedhjen gati në greminë të mbijetesës së tij.
-Është koha që definitivisht të bëhet institucionalizimi i festivalit duke e futur ate nën ombrellën financiare të Ministrisë së Kulturës.
Apeloj që maksimalisht të gjithë të mobilizohemi, në veçanti Faktorët dhe subjektet politike shqiptare për mundësinë e vazhdës dhe ekzistencës së mirëvajtjes të këtij evenimenti kaq të rëndësishëm të kulturës e traditës tonë, për ti rikthyer shkëlqimin dhe forcën e JEHONËS së këngës dhe valles sonë !StrugaLajm

P.S. Këtë vit Festivali “Këngë Jeho” do mbahet më dt. 7,8,9 korrik tek sheshi “Nënë Tereza” në Strugë


Loading...
loading...