Të jetosh “dorë për dore” me lodhjen dhe stresin, flet epidemiologia Largime Jusufi Ballazhi

Kohës së fundit gati çdo ditë lexojmë fjalinë “qëndro në shtëpi”, kjo është shumë e rëndësishme por nuk vlen për ata që janë në vijën e parë të frontit, për personelin mjekësor. Biseduam me epidemiologen Largime Jusufi Ballazhi, për të fjalët si frika, lodhja apo stresi tanimë nuk e kanë të njëjtin kuptim, sepse ajo bashkëjeton me të njëjtat që nga fillimi i pandemisë, njofton Portalb.mk.

Frika është sinonim i asaj që shumica e qytetarëve ditëve e fundit po ndjejnë. Megjithatë, në rehatinë dhe ngrohtësinë e shtëpisë kjo edhe mund të evitohet apo zbutet madje me disa këshilla bazike të psikologëve.

Duke ju dhënë epitetin e “heronjve” apo personave që çdo ditë luftojnë për jetët tona, shpesh herë ne harrojmë se nën mantelin e bardhë fshihen njerëz, nevojat e të cilëve nuk dallojnë nga ata tonat.

Largimja, epidemiologia e cila nga shfaqja e pandemisë e deri sot është në frontin e parë në këtë luftë kundër një armiku të padukshëm, për të frika dhe stresi tashmë nuk vlejnë për shkak se siç thotë ajo, ata më janë mësuar të jetojnë me këto ndjenja.StrugaLajm

“Në punë është e rëndësishme të mos kesh frikë që ta ruash përqendrimin dhe të përkushtohesh maksimalisht në mënyrë që të jesh më efektiv ne kryerjen e obligimeve që t’i ofron vet puna. Vet profesioni i mjekut dikton situata ku nganjëherë detyrohesh të jesh nën stres, por duke u përballur pothuaj çdo ditë me të tilla situata adaptohesh qe t’i menaxhosh me lehtësi, madje ndjen edhe satisfaksion kur i tejkalon ato” theksoi Largime Jusufi Ballazhi, epidemiologe për Portalb.mk.

Largimja ka një definicion mjaftë interesant për termin mjekësi, për të ky term nuk është thjeshtë profesion por diçka që “bart në vete humanizmin dhe disa norma që kryekëput kanë përkushtimin dhe qasjen ndaj pacientit”. Andaj, sipas saj asnjë situatë, madje as kjo e pandemisë korona nuk mund të jetë më e fortë se sa natyra humane dhe satisfaksioni që merr mjeku pasi ka ndihmuar pacientin.StrugaLajm

Përveç lodhjes nga puna me orar të tej zgjatur, personeli mjekësor këto ditë pandemie detyrohen të vishen me pajisje mbrojtëse, të cilat jo çdo herë mund të jenë të rehatshme e shpesh herë lënë shenja. Megjithatë, kjo për epidemiologen është vetëm një nga sfidat të cilat në fund të ditës, e bëjnë të ndjehet e triumfuar ndaj armikut të pa precedent.

“Veshjet apo pajisjet personale mbrojtëse janë një element shumë I rëndësishëm për mbrojtjen e personelit mjekësor dhe pacientëve. Unë si epidemiologe në situata te epidemive ose në rastin konkret pandemisë me COVID-19, patjetër duhet te bart kostumet mbrojtëse, pavarësisht a janë apo jo të rehatshme, sepse gjendemi ne kontakt direkt me personat e infektuar dhe vetëm në këtë mënyrë krijojmë një barrier mbrojtëse për veten tonë dhe pengojmë përhapjen e infeksionit” theksoi Largime Jusufi Ballazhi.

“Puna e mjekut bartë shume stres dhe ka raste kur ndjehesh edhe e rrezikuar, por kur je e përqendruar te shëndeti i pacientit dhe përpiqesh që të japish maksimumin nga vetja harron gjithçka dhe në asnjë moment nuk të shkon mendja të dorëzohesh” shtoi ajo.

Epidemiologja bën thirrje deri te të gjithë qytetarët të ju përmbahen dhe t‘i zbatojnë masat të përcaktuara nga institucionet relevante sepse siç thotë ajo, vetëm në këtë mënyrë mbrojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe gjithë familjen dhe popullin. Zbatimi i masave për momentin është alternativa e vetme që na nxjerr nga kjo situatë.


Loading...
loading...