Të mençurit nuk çmohen,të sinqertit diskreditohen, kriminelët glorifikohen

KU SHKOJ MODESTIA?

Koha na ndryshoj ose ne e ndryshuam kohën. Ne e pranuam kulturën perëdimore, ose ajo kultur na pranoj ne.Janë pyetje hipotetike ,por edhe përgjigjet janë të atilla.Sa më shumë kemi,më të pakënaqur jemi.Shikimin e kemi kah bota,por nuk dimë çka shohim.Dëshirojmë pasuri por nuk dimë si të pasurohemi.Atë çka dëshirojm të bëhemi e kërkojmë në rrugën e politikës ose alternativën e rrugës më të lehtë. Kuptimi i jetës është në gjetjen e lidhjeve politike.Arma që i fitonte zemrat ishte brenda nesh: dashuria dhe modestia, ajo armë më nuk ekziston.Dikur të mençurit na këshillonin për durim dhe tolerancë,tani plasaritjet në zemrat janë aq të mëdha dhe për durim dhe tolerancë nuk ka vend.Të mençurit nuk çmohen,të sinqertit diskreditohen, kriminelët glorifikohen.Racionalja është poshtëruar prej gjykimeve të gabuara njerzore. Gjërat bëhen me shkeljen e parimeve etike. Njerëzit që në disponim e kanë “talismanin” që quhet politik a aritën kulmin e forcës dhe salltanetit. Dikur njerëz modest sot ato u shndëruan në megalloman.Njeriut i ka hije njerzueshmëria,nëse e ruajmë këtë atribut do ta kuptojmë se nuk jemi të përhershëm, se bota nuk na takon vetëm ne, bota është e të gjithëve.Modestia është vyrtyt, i lidh të gjitha zemrat e buta, nuk lejon të dominoj “tirani” që quhet egoizëm.StrugaLajmStrugaLajm

Muhamet BorovaStrugaLajm


Loading...
loading...