Te mjeku edhe me letërnjoftim

Nuk mund t’ju pranon mjeku për shkak se kartelës suaj shëndetësore i ka kaluar afati dhe nuk i përmban të gjitha të dhënat se jeni person i siguruar dhe na duhet libreza e shëndetësisë. Kjo është përgjigja që shumë qytetarë së fundmi e marrin nga të punësuarit në sportelet e spitaleve, klinikave dhe ambulancave publike dhe private, shkruan gazeta KOHA. Kështu ndodhë për shkak se rreth 50 mijë qytetarëve të cilat ishin të parët që u pajisën me kartela elektronike shëndetësorë në fillim të vitit 2011, tani u kaluar afati i kartelave elektronike shëndetësore, që është 5 viteve. Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor thonë se është e vërtetë se kartelat shëndetësore elektronike janë me afat 5 vjeçar, ndërsa sugjerojnë që të gjithë atyre qytetarë që kanë kartela të skaduara të bëjnë kërkesë për kartela të reja.

Të pyetur se si do kërkojnë trajtim mjekësor kur këta qytetarë nuk kanë kartela dhe se kur do t’i marrin kartelat e reja, nga Fondi për sigurim shëndetësor thonë se të gjithë qytetarët që kanë kartela shëndetësore me afat të skaduar apo u kanë humbur kartelat, do të mund të te mjeku amë të shkojnë me letër njoftime dhe me libreza shëndetësore. “Të gjithë ata qytetarë që kanë kartela shëndetësore me afat  të skaduar, apo ende nuk kanë kartelë shëndetësore, nuk do të mund të pajisen me kartela të reja për shkak se marrëveshja me firmën  kroate AKD që ka shtypur kartelat, ka gati një vit që ka skaduar. Fondi për momentin është duke kërkuar firmë të re e cila në të ardhmen do të vazhdojë të bëjë shtypjen e kartelave të reja shëndetësore”, thonë nga Fondi i Shëndetësisë. Se qytetarët të cilat tani më kanë kartela shëndetësore me afat të skaduar pa problem do të mund të shkojnë të mjeku amë, këtë e deklaroi  edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në pres konferencën e fundit për shtyp. Sipas ministrit Taravari edhe sikur kartelat shëndetësore të jenë më afat të skaduar, mjafton që mjeku amë të shkruan numrin e kartelës në sistem dhe do t’i dalin të dhënat se personi është i siguruar. “Nuk do të ketë nevojë për kartonë të kaltër siç po spekulohet nga disa mediume. Në bazë të numrit të kartelës shëndetësore edhe sikur të jetë më afat të skaduar, mjekët amë mund të shohin se personi ka sigurim shëndetësor. Të gjithë ata mjekë që do të refuzojnë të shërbejnë qytetarët për shkak të kartelave me afat të skaduar, do të përgjigjen. Njëherit, ata qytetarë që ende nuk kanë kartela shëndetësore te mjeku mund të shkojnë me libreza shëndetësore si dhe me letërnjoftime”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë. Gjithashtu, Taravari deklaroi se Ministria e Shëndetësisë është duke shqyrtuar mundësinë që kartelat shëndetësore elektronik t’i integron në letërnjoftim, si zgjidhje e përhershme për të gjithë qytetarët që kanë sigurim shëndetësor.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...