Të punësuarit shqiptar ankohen për anashkalim në Gjykatën e Strugës,kryetari Bajramoski e mohon!


Situata në Gjykatën e Strugës, në njësitë administrative sipas pretendimeve të një pjesë të të punësuarëve shqiptar së fundi ka degraduar tërësisht në dëm të përfaqësimit të këtij etnikumi.Ata ,përcjellin informacionin se krygjykatësi, Ilfet Bajrami, pasi u zgjodh edhe një mandat në krye të Gjykatës së Strugës, me një akt administrativ ka caktuar përgjegjësit e Njësive administrative të Gjykatës duke anashkaluar tërësisht kuadrot e etnisë shqiptare .

StrugaLajm

Sipas tyre pothuajse në të gjitha njësitë administrative që mbulojnë problematikat e Gjykatës duke filluar nga ato civile,penale apo të natyrave dhe nëndarjve të tjera janë caktuar kuadro jo-shqiptar .Ky anashkalim theksuan të punësuarit shqiptar shkon deri aty, sa në disa raste për shefa janë vendosur persona që të vetmin kualifikim kanë shkollimin e mesëm ndërsa, për vartës kanë kuadro shqiptar që prej vitesh punojnë në Gjykatë dhe janë me arsim superior, apo edhe më lartë.Ndërkohë, këto pretendime i hedh poshtë si të paverteta kryetari i Gjykatës së Strugës Ifet Bajramoski i cili thekson se kriteri i vetëm që ai ndjek është ai i profesional dhe arsimor, duke avancuar personat që punojnë në Gjykatë, dhe jo ata që kanë treguar që nuk i respektojnë oraret e punës.Bajramoski e kualifikon si të pavërtet pretendimin se ka patur kriter etnik, askush nuk ëshshtë avancuar sipas celsit etnik por sipas kuntributit dhe performancës që ka treguar në punë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...